Menjëherë pas postimit me ironi të kryeministrit Edi Rama, erdhi edhe reagimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha. Në “Twitter”, Basha i tha Ramës se me këto reagime nuk mbulon dot dështimin dhe krizën.

“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë.”

Edi Rama u shpreh me herët se programi ekonomik i Lulzim Bashës i ngjan një tramvaji me shalqi të papjekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *