Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha iu kundërpërgjigj dje kryeminsitrit Edi Rama duke e akuzuar se po mbron kupolën e krimit dhe të drogës. Një postim të shkurtër në “Facebook”, kreu demokrat teksa publikoi një video të kryeministrit i cili lavdëronte punën e ish-minsitrit Tahiri para disa kohësh, e akuzoi këtë të fundit se ka marrë në mbrojtje të gjithë të inkriminuarit e qeverisë.

 

Sipas Bashës, minsitri Xhafaj, Taulant Balla, Donika Prela dhe Ardi Veliu duhet të ishin nën hetim pasi kanë fabrikuar provat dhe kanë penguar drejtësinë për të mbrojtur Agron Xhafajn.

 

“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *