Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, vuri theksin te çështja e inceneratorëve, ku tha se nesër Komisioni Hetimor do të tregojë sipas tij se si u abuzua me miliona eurot.

 

Ai u ndal edhe te ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pak më herë hyri në ambientet e selisë blu, ku mbajti një konferencë për mediat. Me veprimin e sotëm, kryedemokrati u shpreh se Berisha vërtetoi që po bëhet pengesë për aksionin opozitar.

 

“Ne jem të fokusuar te njerëzit. Fundi i vitit po afron, ndërkohë që një nga skandalet më të mëdha ka plasur, skandali i inceneratorëve. Dje është përhapur lajmi se Ëngjëll Agaci është dorëhequr, por sot nuk konfirmohet ky lajmi. Arrestimi i Lefter Kokës është akt për t’u përshëndetur, por i paplotë nëse nuk shoqërohet me arrestime të tjera. Shqiptarët e dinë se Lefter Koka nuk ka vepruar i vetëm. Shqiptarët e dinë që 17 vendime u kaluan brenda natës. Për më shumë se katër muaj PD, që denoncoi dhe bëri të mundur nisjen e hetimeve, ka nisur edhe përpjekjet për transparencën e plotë parlamentare. I bëj thirrje Felajt dhe Ramës të mos pengojnë seancën e komisionit për inceneratorët, që do të zhvillohet në orën 12:00, ditën e nesërme, sepse po kryejnë vepër penale, por edhe po vetëzbulohen si autorë dhe bashkuatorë të kësaj afere. Është bërë mullar me prova, se tek inceneratorët dhe me inceneratorët është e lidhur gjithë kupola qeveritare dhe nesër komisioni hetmor do të tregojë si u abuzua me miliona euro. Ndërkohë që ne jemi të fokusuar te ky problem që ka lidhje me korrupsionin qeveritar, Sali Berisha vërtetoi edhe njëherë se misioni i tij po bëhet pengesë për aksionin opozitar”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *