Kryedemokrati Lulzim Basha fajësoi kryeministrin Edi Rama se nuk mori parasysh propozimet e opozitës dhe sipas tij, për këtë arsye rastet e reja po shtohen çdo ditë e më shumë. Basha deklaroi në “Twitter” se kreu i qeverisë duhet të kishte urdhëruar testime masive dhe të kishte garantuar mbrojtjen e personelit mjekësor.

“Nëse Rama do të kishte bërë testime si në çdo vend tjetër, ne do ta dinim ku dhe si po përhapet koronavirusi. E kam ngritur këtë çështje me qindra herë, javë pas jave duke nënvizuar se testimi është element shumë i rëndësishëm edhe për strategjinë e daljes. I kërkova të mbrojë mjekët dhe personelin në spitalet e qendrat shendetesore, të mbyllë fasoneritë dhe call centers si vatrat më të mëdha që rrezikonin infektimin masiv, siç dhe ndodhi. Po ai nuk bëri asgjë.”

Lideri i opozitës shtoi se në kohën kur PD bënte propozime, Edi Rama mendonte për tenderat.

“Propozuam edhe planin për një dalje sa më të lehtë për njerëzit nga karantina, pa rrezikuar shëndetin e tyre dhe duke mbështetur njerëzit në nevojë dhe ekonominë. Sepse shëndeti i qytetareve dhe ekonomia janë prioriteti absolut. Por Rama e kishte mendjen tjetërkund: te shfaqjet dhe zdërhalljet me orë para ekranit si narcisti para pasqyrës, tek tenderat sekretë me miliona euro vjedhje në kohë pandemie, te pagesat nga taksat e shqiptarëve për inceneratorët dhe landfillet e Bandës së Lushnjës,…”

Këtë të martë në vendin tonë u regjistruan 82 raste të reja, shifra më e lartë që nga marsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *