Subscribe

Partia Demokratike ka dal zyrtarisht në mbrojtje të banorëve të “Unazës së Re”, të cilët janë në ditën e shtatë të protestës duke kërkuar dëmshpërblim për prishjen e banesave nga projekti i aksit nga “Pallati me Shigjeta” tek “Dogana”.

 

Selia blu njoftoi se vetë banorët protestus kërkuan takim me kreun e PD.

 

Pas kësaj kërkese Basha shkoi të takojë një përfaqësi të banorëve të cilët ripërsëritën kërkesën e tyre për dëmshpërblim të plotë të shembjen e shtëpive pavarfësisht nëse kanë apo jo certefikatë pronësie.

 

Pas takimit, ne nje prononcim per mediat Basha pasi akuzoi kryeministrin Rama dhe Veliajn. Ai deklaroi se PD do te jete ne mbeshtetje te banoreve.

 

“Asgjë nuk respektohet, pasi Edi Rama dhe Veliaj kanë një projekt bashkë me një grup oligarkësh dhe bandash që duan të pastrojnë paratë e drogës. Shkelin ligjin dhe Kushtetutën për të shkatërruar shtëpitë. Një pjesë e tyre të legalizuara dhe një pjesë në proces. Kjo është dëshmia më e qartë se ku ka përfunduar Shqipëria. Sa e rrezikshme është kjo bandë e kam paralajmëruar. Mos prisni që t’u vijë e keqja në pragun e shtëpisë tuaj, por ejani këtu. Mbroni ligjin, Kushtetutën. Në këtë skandal s’ka asgjë të ligjshme. Shteti ka shkelur ligjin, kryeministri ka shkelur ligjin. E vetmja gjë e ligjshme këtu është rezistenca e këtyre banorëve. Shkelja e ligjit është tipar i kësaj qeverie. Ky është mesazhi i PD. PD ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të tyre me këshilltarë dhe deputetë. Do qëndrojmë pro kauzës së këtyre banorëve”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *