Ftesën për debat për kryeministrin Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha e përsëriti edhe në takimin me fermerët e Baldushkut.

 

Duke mos kursyer akuzat, Basha tha për Ramën se ai frikësohet nga përballja dhe prandaj nuk e pranon ftesën.

 

Për qytetarët, lideri i opozitës premtoi se nëse e votëbesojnë, do t’ua shpërblejë me punë.

 

“Besimin ne do t’jua shpërblejmë me punë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa zhurmë, por pa i kuptuar nuk zgjidhen dot. Mos harroni, 25 prilli është ditë bilanci për kryeministrin. Atë ditë kryeministri në një vend normal vjen dhe jep llogari. Kryeministri refuzon debatin. Shqiptarët kanë një traditë debati. Ky debatin e ka detyrim para jush jo para meje. Pse i fshihet debatit, ku është trimi i madh i debatit? E kam ftuar ditë për ditë e ftoj edhe sot para jush. Hajde e ke për detyrë! Çdo drejtues e ka për detyrë të bëjë debat para qytetarëve, ka akoma kohë por nuk besoj se do t’i dali frika. Sado që fryhet nëpër ekrane, në thelb është një frikacak që po i ikën debatit. Ra pandemia dhe i dolën ‘petët lakrorit’, e pamë se në çfarë niveli ishte shëndetësia. Trego për kë ke punuar këto tetë vite, shqiptarët dhe Shqipëria është më e varfër. Unë do ta mas suksesin tim me sa lekë do të keni në xhepat tuaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *