Deputetja demokrate, Grida Duma, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së, e konsideron betejën e Berishës një “miting të interest personal”.

 

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se do apo nuk do Berisha, Basha është dhe do të jetë kryetari i PD dhe se Kuvendi i 11 dhjetorit është nul.

 

“Unë dhe ju jemi sot këtu sepse këtë duhet të jetë cdo demokrat i vërtet që e di misionin e PD. Unë nuk mund të isha kurrsesi në një miting të interesit personal të Sali Berishës. Ndjej keqardhje për damkosjen e tij, por demokratë unë nuk jam këtu për tu bërë maska anti-zhgënjim e Lulzim Bashës, ishin pasojat e gabimeve tona dhe kryetarët që i cuan demokratët në atë miting të 11 dhjetorit. Kam qenë me sy hapur  për ata demokratë që nuk shkuan për të luftuar amerikën me Berishën në fakt disa shkuan për të larguar kryetarin përmes arsyes personale dhe thellësish antiamerikane, Sali Berisha ishte mjeti dhe jo qëllimi i tyre. PD duhet ta bëjnë qëllim kthimin e atyre demokratëve, sepse ky është viti 2021 dhe Shqipëria nuk do të kthehet 100 vjet mbrapa. Troç fare unë me zemër isha dhe jam me ata demokratë atje po jo me Berishën.

 

Duma iu drejtua me nota të ashpra ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i thënë se ka humbur autoritetin moral dhe të drejtën për të qenë edhe kritik i opozitës.

 

Sipas saj, ish-lideri historik i të djathtës është kthyer në një manipulator ndjenjash njerëzore të atyre që vetëm jetën ngelën pa i dhënë në 30 vite

.

“Lulzim Basha duhet të jetë me të gjithë demokratët, vetëm me Sali Berishën jo. Të cilit ia them këtu sot dhe në sy nesër kudo qoftë, për mua jo vetëm ka humbur autoritetin moral, por edhe të drejtën për të qenë me gjasme kritiku i saj. Duke vënë interesin e tij personal mbi PD dhe Shqiëprinë, është kthyer në manipulator ndjenjash njerëzore të atyre që vetëm jetën ngelën pa i dhënë në 30 vite. Boll! Për pleshtin e interesit të tij personal, nuk do djegim jorganin e vlerave të PD-së”, tha Grida Duma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *