Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua këtë të hënë me zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Pas përfundimit të takimit që u zhvillua në selinë blu, Basha u shpreh se me Grubin u diskutuan për shumë çështje, veçanërisht regjistrimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut.

Ata biseduan gjithashtu për integrimin europian të dy vendeve, si dhe nevojën për të nisur pas 25 prillit bashkëpunimin.

“Pata kënaqësinë të dëgjoj në vetë të parë nga  zëvendës kryeministri Grubi disa prej avancimeve kuptimplota në  rrafshin e përfaqësimit politik të  shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sikundër edhe  angazhimin e qeverisë, e në veçanti forcave politike shqiptare për projektet e përbashkëta të cilat do të shkojnë kah forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar mes dy vendeve tona me impakt të drejtpërdrejtë  tek punësimi dhe tek mirëqënia e qytetarëve tanë. Ku përfshihen projekte që i kam patur përzemër dhe që kanë avancuar deri diku siç është “Korridori 8”. Kanë mbetur në Elbasan, por e sigurova zëvendës kryeministrin Grubi që do të vazhdojë deri në lidhjen me territorin e Maqedonisë së Veriut ndërkohë që u gëzova kur mësova se po kështu po ndërmerren hapa  për të plotësuar segmentet që mungojnë në Korridonin Shkup-Qafthanë. Folëm edhe për bashkëpunimin në fusha të tjera në veçanti në fushën e integrimit europian të dy vendeve tona ne njehtësimin e praktikave të ndryshme nga diplomat tek të tjera  lehtësira të burokracive të panevojshme të dy vendeve tona në nevojën për të nisur pas 25 prillit  bashkëpunim domethënës i cili përtej protokollit dhe  popozitetit të prodhojë lehtësi për qytetarët e dy vendeve tona. Këto janë sfida por n ë të njëjtën kohë janë oportunitete të jashtëzakonshme. Megjithatë  tema që unë  e konsideroj kryesore, qëndrore e këtij takimi është procesi i regjistrimit në  Maqedoninë e Veriut, censusi. Proces i cili ndryshe nga censusi në Shqipëri apo diku tjetër lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e shqiptarëv në Maqedoninë e Veriut. Pra, jami në kohë dhe janë në kohë për t’u drejtuar një thirrje personalisht por dhe në emër të Parisë Demokratike dhe të gjithë koalicionit tonë dhe jam i bindur në emër të çdo shqiptari dhe shqiptare, çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, këtë thirrje ja drejtoj emigrantëve të diasporës, të mërguarve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndani 10 apo 15 minuta nga koha juaj dhe kryeni regjistrimin tuaj online siç është mundësiar fal insistimit të forcave politike shqiptare, sepse kështu do të ndihmoni drejtpërdrejtë familjet tuaja në Maqedoninë e Veriut, do ndihmoni drejtpërdrejtë fuqizimin dhe garantimin e të drejtave në Maqedoninë e Veriut.”

Nga ana tjetër, teksa uroi kryedemokratin Lulzim Basha për librin e tij, Grubi theksoi se qytetarët shqiptarë meritojnë zgjedhje shembullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *