Subscribe

Nën drejtimin e kreut demokrat, Lulzim Basha protestuesit u nisën drejt Kryesisë së Kuvendit për të bërë deputetët opozitarë dorëzimin e mandateve.

 

Duke e cilësuar si fundin e diktaturës, kreu demokrat u kërkoi protestuesve që të mos tërhiqen në këtë moment dhe se opozitën do e kenë në krah të tyre.

 

Truma e protestuesve ka nisur marshimin në drejtim të insitucionit të Kryesisë së Kuvendit duke braktisur protesten tek Parlamenti.

 

Ne Kryesine e Kuvendit ka qene dhe Kryeministri Edi Rama, i cili paralelisht me protesten e opozites zhvilloi nje takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin. Rama u largua pak para se protestuesit te mberrinin ne Kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *