Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës, ka qenë pjesë e bisedës që kryetari i PD-së Lulzim Basha, pati me përfaqësues të Partisë Kristiandemokrate të Holandës. Basha është shprehur se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i politikës me krimin, goditi standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në veçanti votën e lirë, siç ndodhi ne zgjedhjet e 25 qershorit, përmes presionit dhe blerjes se votës me paratë e drogës.

 

Sipas kreut te PD, kapja e shtetit nga krimi i organizuar ka kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë, duke rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kërkojnë azil. Kristiandemokratët holandezë shprehën gatishmërinë për të ndihmuar opozitën në kursin e reformimit dhe në sfidat e përballjes dhe luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *