Subscribe

Lideri opozitar, Lulzim Basha u zotua para të rinjëve të Shkodrës se në momentin që PD do të vijë në pushtet të gjitha paratë e kontratave konçesionare abuzive do t’I çojë oër rimbursimin e studimit të studentëve.

 

Basha tha se me anulimin e konçesioneve, PD do të rimbursojë në masën 100% familjet me të ardhura nën minimunin jetik.

 

“Paratë e kontratave të konçensioneve abuzive do të shkojnë për rimbursimin e studimit të studentëve. PD do ti anullojë këto konçensione. 90 % e familjeve shqiptare nën minimumin jetik që duhet të mbështesin edhe studimin e flmijëve. Ne do ta rimbursojmë çdo familje me të ardhura nën minimumin jetik, rimbursim në masën 100%.”

 

Duke e cilësuar sistemin aktual të arsimit si primitiv, lideri demokrat njoftoi se PD po punon me ekspertët më të mirë gjerman të CDU me qëllim hartimin e një plani që garanton arsim dhe punësim për rininë.

 

“Po punojmë me ekspertët më të mirë gjerman të CDU në qeveri, që të hartojmë një plan që garanton arsim dhe punësim për rininë. Nuk ka pse studentët që mbarojnë degë pa treg pune, të përfundojnë kamarierë. Me një trajnim 1 vjeçar në teknologjinë e kominikimit dhe mund të punojnë me rroga 800 mijë lek. Ne kemi një qeveri që zhgrryhet në drogë dhe krim, ndaj duhet ta ndryshojmë. Të huajt nuk vijnë të investojnë se këtu iu thonë: hajde se të rreh Rrumi dhe të tjerët. Prandaj nuk vijnë. Investimet e huaja të vetme janë ato të ardhura para 8 vitesh”

 

Më tej gjatë fjalës së tij Basha premtoi gjithashtu stazhe të paguara për 10 mijë student.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *