Subscribe

Për të kapërcyer situatën kritike në të cilën ndodhet Partia Demokratike sot, në mbledhjen me krerët e degëve të partisë, Lulzim Basha paraqiti dy zgjidhje.

 

Lideri demokrat theksoi se PD ose duhet të jetë një parti e pranueshme për Perëndimin dhe SHBA-në, ose të shpallet një parti “non-grata”.

 

“Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngusht me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë non grata. Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike. Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti non-grata. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu”, nënvizoi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *