Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Partitë Popullore Europiane I kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve për çelejn e negociatave.

 

Në një postim në Facebook, Basha teksa ka cituar eurodeputetin David McAllister I cili ka deklaruar se zgjidhja me e mirë e Këshillit Europian duhet të ishte e ngjashme me rezolutën e Bundesëtagut gjerman, shprehet se intertesi më I madh i Shqipërisë është hapja e negociatave.

 

“Hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë. Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE. Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *