Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar këtë të martëse zgjedhjet e 30 qershorit  janë nul dhe si të tilla nuk do të njihen.

 

Në deklaratën e tij për mediat këtë mbrëmje ai u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë ta refuzojnë masivisht regjimin kriminal të Edi Ramës, duke mos dalë në votime.

 

“Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij. Braktisini oligarkët e tij! Braktisini mediat e tij!

Braktisini shërbëtorët e tij publikë!

Ngrini zërin kundër tyre!

Protestoni kundër tyre!

Pengojini ata!

Mos besoni propagandën e Edi Ramës!

Mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij!

Mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale, që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij!

Refuzojeni Edi Ramën!

Refuzojini biznesmenët e tij grabitqarë!

Refuzojini kriminelët që ai mban pranë!

Refuzojini ata moralisht!

Refuzojini shpirtërisht!

Mbi të gjitha, braktiseni Edi Ramën politikisht!

Unë e di se shumë njerëz të ndershëm, që punojnë në administratën publike apo që kanë biznese të vogla, apo veprimtari të tjera që kontrollohen nga inspektorët, policët apo veglat e tjera të Edi Ramës, janë nën terror për të dalë të dielën në zgjedhje. Por unë ju ftoj që t’i braktisni!

Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës

Këto zgjedhje janë nul, ato nuk do të njihen dhe nuk do të jenë.

Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj. Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kudhër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale!”

 

Gjithashtu lideri i opozitës ka ftuar të gjithë qytetarët që të braktisin zgjedhjet, pasi sipas tij fundi i Edi Ramës është shumë pranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *