Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në sinkron me presidentin Meta në lidhje me problematikën e shumë shtetasve shqiptarëve të cilët po qëndrojnë në pikat kufitare më Greqin dhe Malin e Zi pa mundur dot të futen në vendin tonë.

Lideri i opozitës thotë se situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente.

 

Basha i bën apel qeverisë që të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh, sipas tij,  mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi.

Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore, shton Basha.

 

Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *