E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, aktivistja dhe juristja e njohur Brizida Gjikondi pas një debati me gazetarin Bledian Koka lidhur me ardhjen e vaksinave kineze në Shqipëri, u shpreh se në fakt për të, vepër kriminale, është ajo çka bëri Basha ditën e djeshme gjatë aktivitetit për hapjen e fushatës.

Brizida Gjikondi: Më mirë Edi që tha nuk do marr kinezen dhe rusen dhe mori, sesa Basha që i vuri njerëzit sipër njëri-tjetrit me makina, pa makina dhe që ishte simboli më skandaloz për një person që aspiron të bëhet kryeministër. Është e tmerrshme, të hapësh fushatën ….

Bledian Koka: Domethënë ky njeriu, që ka dy vjet që ka braktisur qytetarët…

Brizida Gjiikondi: Basha ka bërë vepër kriminale. Ajo që ka bërë dje, dënohet, por ktu nuk ka shtet

Bledian Koka: Dënoje!

Brizida Gjikondi: Këtu nuk ka shtet as për Bashën, as për atë që ka vjedh celularin dhe s’ja ka kthy akoma. Po del që këta kanë korridore të nëndheshme që tolerojnë dhe njëri-tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *