Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se, bashkimi i forumeve rinore të partive të djathta mbështet lëvizjen tonë.
Në një postim në statusin e tij social ne Facebook, Basha shprehet se, “Bashkimi i forumeve rinore te partive të djathta të botës, mbështet lëvizjen tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. #NgrihemiBashkë për #ZgjedhjeTëLira”.
Në postimin e shpërndare bashkë me posterin grafik nga kryetari i PD-së Basha pasditen e së hënës , thuhet se “IYDU qëndron me Organizatën e saj anëtare, Forumi Rinor i Partise Demokratike, në thirrjen e tyre demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.