Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se koha e banditëve në pushtet ka mbaruar.

 

Pas përfundimit të nisjes së fushatës zgjedhore të PS, Basha në një postim në “Facebook”, theksoi se nëse opozita do të qëndrojë e bashkuar do të arrijë ta ndyshojë fatin e vendit.

 

Basha theksoi se nuk do të bëj asnjë hap pas, ndërsa kërkoi mbështetjen e shqiptarëve në protestën e të dielës.

 

“Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00. #2qershor #ShqipëriaSiEuropa”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *