Subscribe

Debati për etiken dhe kodin e sjelljes se deputeteve ne parlament, u shndërrua në një debat për problematiken e lidhjeve te krimit me politiken.

 

Kryetari i PD Lulzim Basha nga foltorja e kuvendit deklaroi se problemi kryesor I kësaj salle është prania e kriminelëve.

 

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Këtu në këtë Kuvend ka kriminel, këtu tani që flasim ka anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e sistemit të inteligjencës së policisë së shtetit. Në kartelat e Europolit, në kartelat e Interpolit, në kartelat e FBI-së, në kartelat e DEA-s, janë kriminel të ulur këtu. Ka dhe bedel të organizatave kriminale në kuptimin e Konventës së Palermos, jo më në kuptimin e retorikës politike. Të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale, edhe sipas kodit penal të Republikës së Shqipërisë.”

 

Por duke replikuar me kreun e opozitës, socialisti Taulant Balla deklaroi se Kushtetuta, rregullorja dhe kodit i sjelljes, duhen respektuar nga të gjithë deputetët.

 

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

“Ua qaj hallin zoti Basha. Por asnjë nga këto nuk është statuti i PD-së, me statutin e PD-së nuk merremi. Me këto tre libra harroni se ndonjë prej jush mund ta shkelë dhe nuk do merrni ndëshkimin.”

 

Balla e Basha janë përplasur për respektimin e parlamentit e kushtetutës.

 

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I PS

“ Vetëm kështu ata baballarët e këtij sistemi politik që kemi zgjedhur, këto libra ruajnë rregullat. Kushtetuta ruan shtetin. Në rast se në këtë sallë do merret fjala pa ta dhënë nuk quhet më Kuvend”

 

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Ne nuk jemi këtu si garnitura e një skote antikushtetuese të ardhur me parat e krimit, me bandat me blerjen e votës me shpërdorimin e parave të tërmetit me keqpërdorimin e fatkeqësisë me shkatërrimin e fshehtësisë dhe lirisë së votës.”

 

Në ditën e dytë të diskutimit për buxhetin, Basha ka këmbëngulur që vendi ka nevojë për vetingun e politikanëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *