Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte ka qenë në mbështetje të protestës së banorëve të Astirit për kundështimin e projektit të Unazës së Re.

 

Kryedemokrati përsëriti se projekti i Unazës së Re është një aferë e madhe kurruptive që pasuron kryeministrin Edi Rama.

 

“Merita e madhe e këtyre banorëve është se vegla më tinëzare e Edi Ramës, përçarja përmes kërcënimeve, shantazheve e propagandës nuk pi ujë. Nuk ja dolën t’i përçajnë këta banorë. Një media e rëndësishme amerikane publikoi dje, faktin që ne e kemi përsëritur. Të gjithë e dinë se si nisi kjo aferë. U turrën pa marrë leje për të prishur shtëpitë, pa çarë kokën për banorët. Banorëve i vërsulën policinë e shtetit dhe atë bashkiake, nga Rama te  Veliaj e Gjiknuri hidhnin vallen e hienave duke shantazhuar banorët. Qëndresa e banorëve, bashkë me opozitën dhe disa gazetarë nxorrën aferën korruptive të një kompanie fantazëm, të një plani për të zhvendosur Lanën dhe për të shkatërruar shtëpitë e banorëve që të mos prekej rezidenca e një trafikanti droge. Të gjitha këto çështje janë në shërbim të shefit të madh, dhe vetë Edi Rama është ai që qëdndron pas gjithë kësaj afere. Ky është një projekt për të pasuruar again e Surrelës.”

 

Kreu demokrat lëshoi akuza të forta edhe në adresë të kryeprokurores se Pergjithshme Arta Marku, për të cilën tha se është shndërruar në vegël të kryeministrit.

 

“Ndërkohë me çdo minutë që Arta Marku vonon arrestimin e hierarkëve dhe çdokujt tjetër të përfshirë në këto dy afera korruptive, të Unazës dhe zhvendosjes së Lanës, dy gjëra ndodhin; diskretidohet gjithnjë e më shumë dhe shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia është e kapur dhe Arta Marku është një vegël e Edi Ramës, një vegël e korrupsionit, një vegël që i mbron ata dhe ndërshkon qytetarët e pafajshëm dhe së dyti legjitimon çdo formë dhe çdo mjet rezistence dhe përballje me të keqen. Edhe për këtë dua të jem fare i qartë; për çdo formë rezistence e përballje që cënon shtëpitë e këtyre, këta qytetarë të Republikës së Shqipërisë, këta mbrojtës së Kushtëtutës ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe qeveria është antikushtetuese në çdo veprim të saj, këta heronj të qendresës qytetare do të ketë jo vetëm të drejtën e tyre që e kanë marrë në duart e tyre pasi këtu vendosin ata, por do të ketë Lulzim Bashën, Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar në krahun e tyre.”

 

Gjithashtu  në fjalën e tij Basha premtori se opozita do të jetë mbështetje për kauzën e banorëve të astirit që preken nga projekti i Unazës së Re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *