Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer kur ka thënë se do të ulë çmimin e energjisë elektrike.
Kryedemokrati përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, shkruan se kryeministri i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe i çoi ata drejtë vetëvrasjes, pasi nuk paguanin dot faturat e energjisë.
“Premtoi uljen e çmimit të energjisë por e rriti për familjarët dhe biznesin. Dhjetëra kryefamiljarë u shtynë drejt vetvrasjes, qindra familje mbetën pa drita, mijëra vende pune u shkatërruan sepse bizneset falimentuan në masë. Vjedhja dhe mashtrimi janë politika e vetme e Hajdutit dhe bandës së tij. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”.