Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron projekt-buxhetin që ka miratuar qeveria për vitin 2021, si gënjeshtrën më të madhe ndër 30 vite në Shqipëri.

Në një konferencë për mediat, lideri demokrat tha se vetëm inceneratorët do të marrin vitin e ardhshëm 20 milionë euro.

Sipas tij, qeveria ka planifikuar që t’iu ofrojë koncesioneve 120 milion euro.

“Buxheti më i papërgjejgshëm në 30 vite, gënjeshtra më e madhe në 30 vite.Tablo më e qartë e edi Ramës që edhe në muajt e fundit të pushtet zgjat dorën te paratë e shqiptarëve dhe vjet PPP si ajo e inceneratorëve. Tabela që tregon sa para ka planifikuar Rama tu japë koncesioneve të PPP-ve. Vetëm inceneratorët do të marrin vitin e ardhshëm 120 milion euro. 120 milion euro janë planifikuar tu paguhen kontratave dhe koncesioneve. Shumë 6 herë më e lartë se planifikimi për indeksimin e pensioneve. 3 herë më e lartë se shuma e dedikuar për familjet në nevojë dhe në ndihmë ekonomike. Kurrë nuk ka qenë më qe qartë zgjedhja e një qeverie të zbatojë planin tonë me 5 pika.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *