Lulzim Basha doli në një tjetër komunikim me qytetarët pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në pjesën më të madhe të vendit.

Lideri I opozitës tha se  85% e shqiptareve treguan të dielën se duan ndryshimin. Ai shtoi se shqiptarët e sfiduan, e izoluan dhe e bënë Ramën t’i binin djersë të ftohta.

 

Marrezia e 30 qershorit tregoi se ccfare eshte i gatshem te beje Edi Rama per pushtetin e tij.Pamjet dritheruese te te moshuarve qe i mbanin nga krahet per te shkuar me detyrim ne votime.Pamjet e trishta te invalideve, te pamundurve qe duhet te beheshin pjese e farses per buken e gojes. Pamjet e punonjesve te administrates qe votonin me koken ulur nga deshperimi . Pamjet e te forteve qe kercenonin me uniforma policie apo mbeshtjelle me petkun e pushtetareve jane pasqyra me e qarte e degradimit te ketij regjimi. Kombinimi i perdorimit te krimit dhe presionit te pushtetit per vota eshte pamja e zgjedhjeve shqiptare me Edi Ramen, e faktuar me pare nga Dibra, ne Durres dhe perseri  dje, ne te gjithe Shqiperine.

 

Basha deklaroi se  85% e shqiptareve dje refuzuan Edi Ramen, dhe se po kaq dëshirojnë ndryshimin.

 

85% e shqiptareve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunes. 85% e shqiptareve dje refuzuan Edi Ramen. 85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin. Jo ndryshimin e thjeshtë politik, “ik ti e te vi une”, por ndryshimin e vertete qe nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, garantimin e votes dhe fuqizimin e saj.85% e shqiptareve, demokrate, socialiste, te pa parti treguan dje se duan ndryshimin;.Kurre me krimi te mos diktoje politiken. Kurre me kriminelet te mos vendosin per deputete e kryebashkiake. Kurre me krimi te mos ulet ne parlament e te zere vend ne qeverisje. Kurre me punonjesit e administrates te mos poshëtrohen, duke u perdorur per te mbushur mitingjet partiake apo te kercenohen me vendin e punes per voten. Kurre me mos te kushtezohet vendi i punes, buka e gojës, ndihma ekonomike apo pensioni nga vota. Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake.Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij.Shqiptarët  e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta.

 

Basha tha se beteja e PD vazhdon edhe më e fortë dhe më e vendosur për të kërkuar largimin e Ramës, pasi me këtë kryeminister nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe te ndershme. Lideri I Pd tha se bashkë me Ramën duhet të largohen të gjithë qeveritarët e korruptuar dhe të inkriminuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *