Një person është plagosur aksidentalisht në Sarandë pasi një 63 vjeçar mendonte se përballë kishte kafshë të egër.

 

Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 Sarandë pranë vendit të quajtur “Antenat”, shtetasi Xh.M., 63 vjeç, banues në Ksamil, ka plagosur me armë gjahu “çifte” shtetasin Sh.S., 63 vjeç, banues në Ksamil.

 

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi shtetasi Xh.M ka menduar se ka patur përballë kafshë të egër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *