Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për videon me kokainë që po qarkullon në media për Lefter Allën.
Bardhi përmes një postimi në facebook, thotë se kryebashkiaku i duhet të ndiqet penalisht nga SPAK. Sipas tij Alla duhet të hetohet për moskallëzim krimi për grupin e strukturuar kriminal që i siguroi drogën dhe njëkohësisht që shpërndajnë kokainën në zonën e Bulqizës.
“SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!”