Në 28-vjetorin e vrasjes së gjykatësit Paolo Borsellino, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se fjalët e tij duhet të frymëzojnë shqiptarët.

Duke shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të dhënë edhe nga ambasadori Luigi Soreca, Bardhi u shpreh se ka ardhur koha që Shqipëria të luftojë mafian.

“Fatkeqësisht, fjalët e Borsellinos janë akoma të vërteta për vendin tonë. Beteja me mafian duhet të fitohet për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për qytetarët e ndershëm. Raporti i Antimafias Italiane, këmbanë alarmi për nevojën që ka Shqipëria për të shkëputur lidhjet e krimit me pushtetin.”

Fjalët e gjykatësit Paolo Borsellino për luftën kundër mafias, të shpërndara nga ambasadori Soreca:

 “Lufta kundër mafias, që është problemi i parë për t’u zgjidhur në vendin tonë fatkeq dhe të bukur, duhet të jetë jo vetëm një aksion shtypës i ftohtë, por një lëvizje morale dhe kulturore, që përfshin këdo, veçanërisht, brezin e ri, më i përshtatshmi për të ndjerë shijen e freskët të lirisë, që vjen nga fshirja e baltës së kompromisit moral, indiferencës, të afërsisë dhetë bashkëpunimit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *