Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se kryeministri Edi Rama ka kaluar fundjavën në Paris.

Ai akuzoi kreun e qeverisë se për këtë udhëtim ka përdorur avionin e Air Albania, në një kohë kur dhjetëra shqiptarë presin të riatdhesohen në vend.

“Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi. Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale? Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal? Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale”, tha numri dy i PD në rrjetet sociale.

Sipas Bardhit, Rama po e trajton shtetin si pashallëk për të plotësuar qejfet e veta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *