Ndërsa njoftoi se nesër PD do të dorëzojë në Kuvend 3 amendamentet kushtetuese, sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat, thekson se opozita po punon për interesin e qytetarëve, e jo të partisë.

 

Po ashtu, ai bëri të ditur se PD ka pasur dhe do të ketë bisedime me ndërkombëtarët lidhur me këto amendamente.

 

“Detyra e opozitës është të ofrojë zgjidhje për hallet që kanë qytetarët. Në këto tri propozime nuk shohim interesin tonë, por të qytetarëve. Mazhoranca me të gjithë problemet që ka pas zgjedhjeve të 25 prillit do të duhet që të mendojë për qytetarët. E përsëris, propozimet si “Vettingu” i politikanëve, zhbërja e ndryshimeve kushtetuese të 30 qershorit dhe reforma territoriale, nuk kanë lidhje me interesin e PD, por me qytetarët”, u shpreh Bardhi, pas përfundimit të mbledhjes së kreut të PD-së me anëtarët demokrate ne Komisionin e Ligjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *