Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi mendon se Shqipërisë i nevojitet një kryeministër si Lulzim Basha.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se Basha ndryshon nga kryeministri Edi Rama sepse ai mendon për njerëzit.

 

“Ka një dallim të madh mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Lulzim Basha është politikani që kujdeset për njerëzit. Edi Rama është politikani që i lë njerëzit në baltë. I mashtron, i burgos, i varfëron, ndërsa vetë jeton mes luksit. Na duhet ta ndryshojmë këtë realitet. Na duhet një kryeministër si Lulzim Basha. Ai punon për njerëzit dhe për vendin! 👇 #shqipëriafiton.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *