Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se sa herë plasin skandale për qeverinë, kryeministri Edi Rama hiqet sikur nuk di gjë. Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi u shpreh se shqiptarët e dinë të vërtetën dhe në zgjedhjet e prillit do të votojnë për ndryshimin.

 

“Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë. Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *