Akuzat e Ramës kundrejt Bashës për takimin me dhjetera mbështetes të mbajtur në Durrës kundër rregullave të distancimit social, iu është përgjigjur Gazment Bardhi.

Sekretari i PD, thotë së Rama është i tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve e në vend që të merret me vatrën e madhe të infeksionit të virusit të hapur në QSUT, merret me Bashën.

Edi Rama nuk tmerrohet nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë. Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze.Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre.

Bardhi shton se Rama e përdoruri koronavirusin për të shtypur dhe vjedhur shqiptarët.

Edi Rama e përdori coronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët.  Është fakt se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë. Ndaj Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *