Gazment Bardhi reagoi menjehere pas daljes për media të kryeministrit Rama I cili prezantoi planin e zgjeruar ekonomik në kuadër të situatës nga Covid 19.

Sekretari i Përgjithshëm i PD e akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij.

Ai, shkruan mes të tjerash zyrtari demokrat,  ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës.  Bardhi shtoi se ftesat e Ramës drejt opozitës janë fallco.

Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca.

Ftesat janë fallco dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *