Subscribe

Pasi siguroi fitoren në Bashkinë Shkodër, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia ka falenderuar të gjithë ata që i besuan votën më 6 mars.

 

Në mesazhet që përcolli para mbështetësve të tij pas shpalljes së fitores, ai premtoi se duke filluar nga nesër, do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës.

 

“Dua të falenderoj të rinjtë, i dhanë energji, frymë tjetër kësaj gare elektorale. Me falenderimin e përzemërt ndaj qytetarëve të bashkisë tonë, dua t’ju garantoj, se nga nesër unë do të jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Një thirrje për demokratët që për pak momente humbën rrugën, dera e shumicës do të jetë e hapur për të gjithë ju. Nga sot në Shkodër fillon një rrugëtim i ri. Do të komunikoj siç duhet me bashkëqytetarët e mi për problematikat që mund të zgjidhë institucioni i bashkisë. Sot jemi në ditën ku më shumë se asnjëherë tjetër vumë në piedestal forcën e votës së lirë. Shkodra është fituese, demokratët e vërtetë janë fitues në të gjithë Shqipërinë. Shkodra është simbol i tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *