Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi detyrim paraqitje për Bardh Spahinë deri në përfundim të hetimeve.

Trupa gjykuese lehtësoi masën për ish deputetin e PD i cili deri më tani ishte në arrest shtëpie.

Ai po hetohet për sulmet ndaj një KZAZ në Shkodër, së cilës iu vu zjarri pak ditë para zgjedhjeve.

KZAZ ishte vendosur në ambjentet e një shkolle dhe materialet zgjedhore u dogjen pas këtij zjarri.

Spahia nuk ka qene i pranishem ne seance por perfaqesohej nga avokati i tij Ivi Kaso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *