Rreth 2800 persona kanë protestuar në Barcelonë kundër turizmit masiv, me argumentin se numri i lartë i turistëve të huaj në qytetin katalanas po sjell rritje të çmimeve.

Protestuesit qëlluan me pistoleta uji turistët e huaj dhe në shenjë simbolike u vunë shiritin e kuq lokaleve dhe restoranteve ku këta të fundit po hanin, shkruan Living.

Sipas mediave spanjolle, në 10 vitet e fundit qiratë e apartamenteve në Barcelonë janë rritur me 68%, duke detyruar autoritetet të marrë vendimin për të mos lejuar më apartamente pushimi për turistët duke filluar që nga viti 2028.

Spanja është destinacioni i dytë më popullor për pushime në botë. Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar vendi u vizitua 85 milionë turistë të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *