Pas eliminimit surprize nga UEFA Champions League, Barcelona gjeti ngushëllim tek kampionati spanjoll për të rigjetur buzëqeshjen.

 

Katalanasit mundën Valencian 2 me 1 në javën e 32 duke u ngjitur në kuotën e 82 pikëve, gjithnjë e më pranë titullit kampion. Skuadra Blaugrana u hakmor për piket e lëna në fazës e parë në fushën e Valencias.

 

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 15 nga uruguaiani, Luis Suarez. Për ta bërë të sigurtë fitoren e skuadrës katalanase mendoi qendërmbrojtësi francez Samuel Umtiti në startin e pjesës së dytë. Goli i nderit për miqtë u shënua nga Pareho me penallti ne fund. Për momentin diferenca me Atlt Madrid të vendit të dytë është 14 pikë.

 

Ndërkohë në sfidën tjetër Villareal doli me e fituar në duelin direkt ndaj Sebilles për një vend në kupat e Europës. Nëndetësja e verdhe barazoi 2 me 2 ne Andaluzi dhe mban vendin e 6 dhe te fundit qe te çon ne Europa League me 1 pike me shume sesa Sevilla.

 

Raba dhe një ish si Baka shënuan për Villareal por Sevilla shmangu humbjen me dy gola në pjesën e dytë të Nzonzi dhe Nolito, i cili humbi edhe një 11-metersh. Skuadrat e mbyllen ndeshjen me nga 10 lojtare.

 

Ne Angli, Chelsea mori një fitore te vështirë 3 me 2 ne fushen e Sauthempton ne takimin e javës se 33. Bluve te Londrës i mungonte një sukses ne Premier League qe nga data 10 mars, çka i largoi shume nga gara për zonën Champions. Tani skuadra e Contes është në kuotën e 60 pikëve, ende goxha larg Liverpool dhe Tottenham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *