Mbrëmja e parë e dueleve të raundit të 7 në Champions Lige dhuroi shumë gola dhe emocione të mëdha.
Spektakli ishte rezervuar veçanërisht për derbin iberik mes Benfikës dhe Barcelonës.
Një përmbysje epike e katalanasve 5 me 4 në një kohë që shqiponjat e Lisbosnës kishin shkuar deri në avantazhin 4 me 2 falë një trigolëshi të Pavlidis.
Askush nuk do të mendonte se Benfikes do ti ikte nga duart suksesi pasi deri në gjysmën e pjesës së dytë ndodhej në një avantazh kaq komod.
Mirëpo penalltia e dytë e dhënë në favor të Barcelonës u kthye sërish në gol nga Levandosvki, ndërsa në të 86 Erik Garsia i çoi shifrat në 4 me 4.
Dramatike minuta e gjashtë shtesë dhe e fundit. Portugezët iu afruan golit në frymën e fundit duke pretenduar edhe një penallti, mirëpo ndërkohë që protestohej nga vendasit, Barcelona në kundër sulm shënoi golin e fitores shijoi kualifikimin direkt për në fazën tjetër me 18 pikë, 3 më pak sesa Liverpuli që vazhdon të ketë ecuri perfekt deri më tani me 7 fitore në 7 takime.
Të kuqtë edhe pse me rotacion në formacion mundën 2 me 1 Lilën, ku nuk luajti për arsye dëmtimi Edon Zhegrova.
I zakonshmi Momo Salah kaloi në avantazh anglezët në pjesën e parë. Në të dytën ndonëse francezët mbeten me 10 lojtarë barazuan shifrat me anë të Deivid.
Për t’i dhënë suksesin kryesues të premier lige mendoi Eliot. Sukses i vështirë por i bukur i Atletiko 2 me 1 kundër Bajern Leverksuen në fushën e vet.
Barriosh la madrilenët me 10 lojtarë në gjysmën e pjesës së parë dhe nga kjo përfituan gjermanët që shënuan me Hinkapi.
Mirëpo në të dytën një super Julian Alvarez e çoi Atletikon në vendin e tretë në renditje, më pranë kualifikimit direkt.
Një objektiv që tani duket i vështirë për Juventusin që bëri një hap fals në një barazim pa gola në Belgjikë kundër Bryzh.
Ndeshje shumë taktike dhe pa shumë raste në Bryzh.
Jutgla për vendasit dhe Niko Gonzales e Lokateli për Bardhezinjtë ishin momentet kryesore që vlen të përmenden.
Juventusi siguroi vërtet zonën Play Off, por fitorja kundër Benfikes në duelin e fundit mund të mos mjaftojë për një vend në tetëshen e parë.
Një nga surprizat më të mëdha të mbrëmjes erdhi nga Italia, aty ku Bolonja pa shanse qoftë edhe për zonën Play Off, i bëri gjëmën Dortmundit duke e mundur në shtëpi 2 me 1, çka solli dhe shkarkimin e trajnerit të ekipit gjerman Nuri Shahin. Mbrëmje pozitive edhe për një tjetër ekip Italian, Atalantën e Berat Gjimshitit që fitoi 5 me 0 kundër Shturm Grac.
Bergamasket janë në vendin e katërt, por për tu kualifikuar direkt duhet të fitojë ndeshjen e fundit në Barcelonë./vizionplus.tv