Barcelonës iu desh të djersinte shumë për t’u kualifikuar për në finalen e superkupës së Spanjës.

 

Katalanasit mposhtën vetëm me penallti 4 me 2 Betis, pasi koha rregullt u mbyll 1 me 1 dhe shtesa u më tej 2 me 2.

 

Robert Levandovski ishte ai që kaloi ne avantazh Barcelonen në fundin e pjesës së parë, mirëpo në minutën e 77 Nabil Fekir befasoi skuadrën e Çavit duke barazuar shifrat.

 

Në shtesë dy gola të shkëlqyer, nga një në secilën portë.

 

Ansu Fati fillimisht për Barcelonën dhe pastaj barazimi i radhës i Betis me Moron.

 

Tek penalltitë ishin vendimtare gabimet e Juanmi e Carvalho, me katalanasit që tani do të diskutojnë Superkupën kundër rivalit tradicional Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *