Subscribe

Banorët në fshatin Floq tregojnë se i kanë riparuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti një vit më parë, me të ardhurat e tyre e kryesisht me borxhe, të cilat presin t’i shlyejnë sapo të marrin kompensimin në lekë të caktuar nga ana e komisioneve të verifikimit të dëmeve.

Të tjerë banorë ndjehen të mashtruar, e madje shprehen se e kanë humbur shpresën për të marrë paratë për dëmet e pësuara nga tërmeti i 1 qershorit të vitit 2019:

Prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari tha se prej muajsh të gjitha dosjet për kompensim janë miratuar nga këshillat bashkiakë në të gjithë qarkun dhe se e gjithe praktika është tashmë në dorën e zyrtarëve të emergjencave civile në Tiranë, të cilët pritet të japin verdiktin përfundimtar për të kryer derdhjen e pagesave në llogaritë bankare të familjeve të dëmtuara.

Në të gjithë qarkun e Korçës janë 553 familje të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 1 qershorit të vitit të kaluar dhe presin të marrin kompensim në vlerë monetare për dëmet e pësuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *