Banorët e fshatit Hot i Ri nw Shkodër dolën në protestë këtë të diel, duke bllokuar rrugën që lidh Postribën me Shkodrën.

Gjatë protestës, ata kërkuan vënien në funksion të ndriçimit publik të rrugës, si dhe kontroll të këtij segmenti për shpejtësinë e automjeteve, pasi shumë aksidente kanë ndodhur në këtë aks rrugor.

Banorët i bënë thirrje pushtetit lokal dhe atij qendror se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, ata do të bllokojnë përsëri rrugën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *