Subscribe

Edhe këtë të premte nuk munguan grumbullimet në filialet e bankave apo postave në shumë qytete të vendit.

 

Në Tirane situata në banka paraqitet më e rënduar, me radhë të gjata njerezish, të cilët detyrohen të shkelin edhe lejen prej një ore.

 

Ndërsa te moshuarit, edhe pse e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpia, u janë drejtuar zyrave postare për tërheqjen e pensionit.

 

Edhe në Vlorë pati lëvizje të shumta. Shumë prej qytetarëve shkelën karantinën, një pjesë e tyre pa autorizim, përfshirë këtu edhe të moshuarit.

 

As në Korçë nuk munguan radhët në filialet e bankave.

 

Lëvizje masive nga qytetarët pati edhe në Elbasan. Adoleshëntët tashmë duken të mërzitur me situatën dhe kanë dale nga shtëpitë.

 

Në Durrës, Fier, Lezhë dhe Peshkopi nuk kanë munguar po ashtu lëvizjet e shumta apo radhët.

 

Izolimi do të vijojë deri në përfundim të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid 19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *