Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar nismën për të krijuar një Bankë Zhvillimi me kapital shtetëror. Projektligji i hedhur për diskutim parashikon krijimin e Bankës Shqiptare të zhvillimit e cila do të ndikojë në kreditimin e sektorëve që përfitojë pak financim, sic është bujqësia, eksportet, mikro ndërmarrjet si dhe projektet me rëndësi për zhvillimin ekonomik.
Për realzimin e saj qeveria do të vendosë një kapital prej 10 miliard lekësh apo 100 mln euro nga buxheti. Kjo nisëm është hartuar në bashkëpunim me bankën italiane Cassa Depoziti e Prestiti e cila do të oforjë eksperiencën e saj edhe në operimin në praktikë të bankës.
Po ku do të mbështetet veprimtaria e bankës? Përvec kapitalit, ajo do të mbledhë edhe krusimet e qytetrëve që duan ti investojnë apo të përiftojnë interesa. Që kjo të realzioht sporteli pritës do të jënë zyrat e postës shqiptare. Ky është një model i cili ndiqet dhe në itali.
Në këtë bankë pritet të kanalizohen të gjitha fondet dhe grantet që i vijnë qeverisë për investim.
Mbetet ende e paqartë nëse kjo bankë do të jetë e mbikëqyrur dhe e varuar nga banka e shqipërisë si cdo bankë tjetër private, apo do të jetë një bankë qeveritare.
Ekspertët e fushës ngrenë pikëpyetje mbi këtë nisëm, pasi sipas tyre kemi të bëjmë me një cenim të konkurrencës në treg. Ende nuk mund të thuhet me siguri se në një të ardhme qeveria mund të kalojë në këtë bankë dhe pagesat e thesarit duke ja hequr këtë shërbim sistem bankar.