Subscribe

Në kulmin e krizës që ka përfshirë transportin publik, por edhe atë ndërqytetas, ministrja Belinda Balluku bëri bashkë në një tryezë përfaqësues të Shoqatës për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Balluku njoftoi se për operatorët do të nisë rilicensimi, proces që do të kryhet përmes platformës e-transport. Ministrja dha garancinë se licencat do t’i marrin vetëm operatorët që e meritojnë dhe plotësojnë kriteret.

 

 

Problemi që shqetëson më së shumti operatorët është konkurrenca e pandershme. Për të luftuar këtë fenomen, ministrja njoftoi nisjen e një aksioni policor nga nesër.

 

“Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me grusht të hekurt, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin”, tha ministrja.

 

Përfaqësuesit e transportit kërkuan edhe që të rregullohen oraret e autobusëve dhe terminalet. Për këtë të fundit, Bashkia e Tiranës tha se brenda 6-mujorit kryeqyteti do të ketë një terminal modern me të gjitha kushtet. Pas rritjes së çmimit të naftës, Shoqatat e Transportit  paralajmëruan rritje te çmimit të biletave dhe kërkuan tryezë të përbashkët diskutimi për disa kërkesa ekonomike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *