Pas përfundimit të procesit të numërimit në KZAZ nr.6 në Tiranë, ministrja Belinda Balluku dha një prononcim për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, ku deklaroi se PS ka marrë 1 mijë vota më shumë se në vitin 2017.

 

Edhe pse Kombinati është bastion i së majtës, Balluku tha se nuk është zonë e thjeshtë, pasi kohët e fundit ka pasur një lëvizje demografike që ndikon në votë.

 

E pyetur se sa ka arritur të sigurojë në këtë njësi, ministrja konfirmoi se janë siguruar më shumë se 15 mijë vota.

“Sapo ka përfunduar numërimi, ka qenë një ditë e mirë, të gjithë anëtarët kanë bërë një punë të shkëlqyer, ka pasur një sjellje shumë të mirë edhe nga grupet e numërimit, kemi pasur një qëllim që të përfundonim këtë numërim brenda ditës së sotme. PS ka marrë mbi 1 mijë vota më shumë se viti 2017. Kemi arritur të marrim 15,595 vota. Kjo është një arritje e rëndësishme. Kombinati është bastion i së majtës, por nuk është zonë e thjeshtë. Kemi pasur një lëvizje demografike që ndikon në votë. Pavarësisht problematikave, ne kemi marrë më shumë se 1 mijë vota. Ka qenë një fitore e projektuar, por pritshmëria ka qenë e ulët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *