Subscribe

Vendimi nëse fasha prej 800 kilovatorësh do të aplikohet ose jo për këtë muaj do të merret pas javës së parë të nëntorit.

 

Gjatë raportimit në komision, të shoqëruar me përplasje me deputetët e opozitës, ministrja Balluku tha se faturimi me fasha do të varet nga reshjet dhe kursimi i energjisë.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

“Nuk mund të thuhet rritja e çmimit të energjisë. Nuik është rritur me asnjë qindarkë, ka qenë dhe është 9.5 lekë. E di që ty po të plas shpirti të rritet, por këto janë punët e Zotit. Data 3 nëntor dhe njerëzit shkojnë bëjnë plazh, kjo nuk është puna e qeverisë. Nuk ja kemi lënë Zotit, ja kishit lënë ju Zotit. Sa herë del dhe bën  Putin një deklaratë, çmimi I energjisë tërbohet dhe shkon atje ku nuk na e ka prerë truri. Nesër parashikohet një event shiu në Kaskadë, ne nuk duam ta vendosim fashën. Faturimi teknik nis javën e dytë të muajit dhe nëse do të kemi prurje, nuk do ta vendosim fashën. Konsumi ka rënë ndjeshëm, 6.2% për muajin tetor.”

 

Balluku pranoi se numri i familjeve që preken nga fasha është më i lartë se 48 mijë abonentë, sa ishte deklaruar në fillim.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“Është 4% e konsumatorëve që janë 1 milion e 90 abonentë, dhe vetëm 4% e tyre kalojnë 800 kv. Në muaj me kosum, të lartë kemi 58 mijë familje.”

 

Për shkak të krizës së çmimeve, nga deputetët e opozitës u kërkua heqja e taksës së qarkullimit në karburante, por Belinda Balluku e mbrojti këtë taksë.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

“Taksa e qarkullimit paguhet kudo, ose është brenda çmimit të naftës, ose është e vendosur jashtë. Është domain i Ministrisë së Financave dhe nëse ajo ka llogaritur si mënyrën më të mirë për mbledhjen e taksës së infrastrukturës përmes përdorimit të automjetit sepse përndryshe dikush mund të ketë automjetin të mbyllur në garazh dhe të vazhdojë të paguajë taksën. E mbrojmë dhe e quajmë shumë racional këtë taksë.”

 

Veç mbrojtjes së familjarëve, biznesit të vogël dhe të mesëm nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, ministrja Balluku garantoi se nga janari do të ketë një sistem mbrojtës edhe për biznesin e madh, që e blen energjinë në treg të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *