Subscribe

Kryeministri Rama dhe Ministrja e Infrastruktures dhe Energjitikës Belinda Balluku po zhvillojnë në kryeministri një takim me furnizuesit e naftës.

 

Sipas Ballukut, takimi po zhvillohet për t’i vënë fre çdo spekullimi me pasojat e luftës në çmimet e karburantit.

 

 

“Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, prandaj ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit.”, shkruan Balluku.

 

 

Ministrja shkruan mes të tjerash se një Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e kësaj emergjence, do të përcaktojë që të shtunën edhe kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *