Partia Demokratike ka publikuar një bisedë të këshilltares të ministres së transporteve Belinda Balluku, bisedë e cila sipas PD tregon skemën e blerjes së votave që qeveria aplikoi në zgjedhjet e 25 prillit.

Numri dy i PD Bardhi ka deklaruar se këto biseda faktojnë masakrën zgjedhore.

GAZMENT BARDHI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PD

Kjo që shikoni në ekran është grupi i ëhatsapp i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe drejtuar nga Këshilltarja e saj në Kabinetin e Ministrit Laureta Omeri. Përmes këtij personi, Belinda Balluku ekzekuton skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave. Kjo bisedë në ëhatsapp fakton se për më shumë se 1 muaj administrate publike është vënë në funksion të blerjes së zgjedhjeve. Provat tregojnë se si PS jep leje legalizimi në këmbim të votës.”

Bardhi ka sqaruar se PD e ka paditur në prokurori ministren Balluku prej datës 12 prill.

 “Prokuroria nuk ka bërë asgjë as për ta ndalur, as për ta parandaluar dhe as për ta ndëshkuar këtë skemë të pastër kriminale të blerjes së votës në këmbim të legalizimit të banesës.”

PD ka paralajmëruar se çdo ditë do të publikojë dokumenta që tregojnë se procesi i 25 prillit u manipulua.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *