Subscribe

Forumi vjetor strategjik BLED i cili po mbahet në Slloveni ka vendosur në fokus sfidat kryesore për të ardhmen e Europës. Liderët bënë thirrje për më shumë elasticitet dhe reflektim në mënyrë që unioni ti qëndrojë besnik vlerave dhe risive. Presidenti i këshullit europian, Charles Michel renditi si prioritete rimëkëmbjen pas pandemisë, angazhimin mbi klimën dhe veccanërisht procesin e zgjerimit.

 

CHARLES MICHEL

PRESIDENT I KESHILLIT EUROPIAN

 

“Një e ardhme europiane nuk mund të mendohet pa vendet e Ballkanit Perëndimor, me të cilat do të mbajmë një samit në muajin tetor po këtu në Slloveni. Unioni ynë nuk është statik por dinamik, e filluam me gjashtë anëtarë dhe sot numërojmë 27, BE është pasuruar gjithmonjë me ata që kanë dashur të bashkohen dhe kështu bënë. Cdo process zgjerimi na bëri më të mirë, na bëri këta që jemi sot, një union idesh, soidariteti, risie dhe diversiteti. Ne e dimë që BE është i rëndësishëm për ballkanin perëndimor dhe po aq i rëndësishëm është rajoni për ne. Bashkë mund të ëndërrojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tonë europiane për një botë më të mirë.

 

Ndërsa presidenti i parlamentit europian, David Sassoli deklaroi se cdo vonesë me procesin e zgjerimit rrezikon futjen në lojë të forcave të tjera që po përpiqen të rrisin ndikimin në rajon.

 

DAVID SASSOLI

PRESIDENT I PARLAMENTIT EUROPIAN

 

“Vendet e ballkanit perëndimor janë pjesë e historisë sonë dhe ndajmë një identitet të përbashkët. Cdo vonesë na rrezikon të biem në lojën e të tjerëve. Na duhet të injektojmë energji të reja në procesin e zgjerimit dhe jam i sigurt që presidenca sllovene do ti japë një shtysë shumë të mirë në muajt e ardhshëm, është një moment i vështirë në historinë tonë por është gjithashtu koha e mundësive të mëdha.”

 

Në forumin dyditor është i pranishëm edhe kryemnistri Edi Rama i cili do të jetë pjesë e panelit ku do të diskutohet procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *