Ka nisur protesta e thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

I pari që e mori fjalën ishte ish-deputeti Aldo Bumçi, i cili nuk kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se aleanca e tij me presidentin e Serbisë është shkelja e të drejtave të njeriut.

 

Sipas ish deputetit, Rama është dyshues ndaj Kosovës dhe besimplotë ndaj Serbisë, ndërsa theksoi se ky besim i buron nga dëshira për karrige dhe pushtet.

 

“Kemi ardhur sot për të protestuar kundër Ballkanit të Hapur që do të legalizoj shkeljen e të drejtave të njeriut.
Ky është ballkani i hapur, që i paraqesin si vlera të mëdhaja. Nga viti 2013 u arrit marrëveshja e Brukselit, ku mbështetja e Amerikës ishte një mbështetje e madhe. Kosova ishte njohur në atë kohë në mbi 100 vende të botës. Aleanca Rama –Vucic paraqiti projektin e ndarjes së Kosovës. Ky është dëmi më i madh që Rama i ka bërë Kosovës. Pas Luftës së dytë Botërore, kjo është hera e parë në Europë që po ofrohet ndryshimi i kufijve.

 

Izolim e Kosovë me Ballkanin e Hapur, është fasada që Edi Rama i jep Vuçiç, ish ministrit të Millosheviç. Rama është dyshues për Kosovën dhe besimplotë tek Serbia. Ky besim i buron nga pazaret për pushtet, vetëm karrigia e tij vlen dhe asgjë tjetër. Ka vetëm një projekt Europian dhe ai nuk kalon nga Rama-Vuçiç. Ka një rrugë drejt Europës të ndërtojmë rrugën e bashkimit. Sot opozita është e gjallë, është në shesh dhe nuk do ndaloj më këtë rrugë që ka nisur”, tha Bumçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.