Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu rikujtoi nevojën e shqiptarëve për të dalë e protestuar më 2 mars me qëllim mbrojtjen e Kushtetutës.

 

Ai tha gjatë qëndrimit të tij në Pogradec se ka ardhur koha që të dëgjohet populli, me argumentin se kanë shtatë vite që vidhen nga kjo qeveri e kriminalizuar. Ndërsa kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij ka detyruar shqiptarët të braktisin vendin.

 

“Duhet larguar KoramaVirus, sepse ka vrarë shumë shqiptarë, ka detyruar shqiptarët të braktisin vendin. Ata po vjedhin Kushtetutën, ata po mbajnë pushtetin me dhunë, po u vjedhin shqiptarëve shtëpitë. Ata duan të legjitimojnë 30 qershorin. Rama me poture po shkel qytetarët shqiptarë. Ata nuk do i rezistojnë dot fuqisë së sovranit.”

 

Ndërkohë, i bën edhe njëherë thirrje qytetarëve që të mblidhen më 2 mars për të rrëzuar qeverinë dhe për të vendosur fatin e vendit.

 

“Në lidhje me shpërndarjen e parlamentit Balliu thotë që ai parlament mbron vetëm oligarkët, banditët, ska lidhje me kushtetutën, shtetin dhe askënd. Ndaj më 2 Mars shqiptarët do bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri dhe për të vendosur fatin e tij. Presidentit nuk ia kërkon Ilir Meta 2 marsin, por kushtetuta dhe ai po zbaton kushtetutën që e urdhëron.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *